Aktualitet|

Bashkë me ministren Kumbaro prita në Gjirokastër një grup gazetarësh e producentësh gjermanë që ndodhen për një tur në vendin tonë, të bindur edhe ata se dekada e re që ka nisur flet për Shqipërinë si një destinacion i pashmangshëm turistik. Vetë Gjirokastra është një atraksion më vete që tërheq nga viti në vit më shumë turistë edhe prej Gjermanisë. Jam i bindur se edhe kjo vizitë e tyre, që doemos do të shoqërohet me raportime apo shkrime mbi impresionet që patën në qytetin e gurtë, është një kontribut i shtuar për të rritur interesin e vizitorëve gjermanë për Gjirokastrën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window