Aktualitet|

Shërbimi Zjarrfikës Gjirokastër ka tashmë një paketë të re pajisjesh teknike të domosdoshme për ndërhyrjet që kryejnë në raste zjarresh. Një donacion i çmueshëm nga “Shoqata shqiptare për mbrojtjen nga zjarri dhe shpëtimi”, për të cilin unë i jam shumë mirënjohës. Faleminderit gjithashtu drejtorit të Përgjithshëm të Shërbimit Zjarrfikës në Shqipëri, Alfred Kristuli, që ishte sot me ne dhe patëm mundësi të diskutonim për ngritjen e shërbimit zjarrfikës në një tjetër nivel, jo vetëm me investime në pajisje e infrastrukturë, por edhe në trajnime të ndryshme të domosdoshme për të patur një trupë gjthnjë e më shumë profesionale. Çfarë na ndodhi këtë verë në Gjirokastër ishte një mësim shumë i mirë për të gjithë ne, për  të kuptuar se sa i rëndësishëm është Shërbimi Zjarrfikës dhe pse çdo investim për të nuk është asnjëherë para e çuar dëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window