Aktivitete|

Kryebashkiaku Golemi : Nisma të përbashkëta me UNICEF për mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve

Mirëprita në Gjirokastër përfaqësuesin e UNICEF në Shqipëri, Roberto De Bernardi, ndërsa diskutuam për zbatimin e nismave për mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve. Fushata kombëtare “Të besoj” ka bërë pjesë edhe Gjirokastrën.
Historitë njerëzore të publikuara përgjatë saj, shërbejnë si mesazhe sensibilizuese që rrëfime të tilla për dhunën dhe abuzimin me fëmijët të mos përsëriten.
Bashkia Gjirokastër mbështet funksionimin e Qendrës së Trajtimit të Rasteve të Dhunës ndërsa janë rritur fondet financiare për shërbimet që kanë në fokus fëmijët. Në bashkëpunim  me faktorët lokalë dhe qendrorë, do të vazhdojmë zbatimin e  programeve socialë për mbrojtjen dhe mirëqenien e fëmijëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window