Aktivitete|

Ekspozita në pikturë “Historia në ngjyrat tona”, organizuar nga Qendra Kulturore e Fëmijëve “Fato Berberi” ka çelur javën e aktiviteteve për Festat e Nëntorit. Në këtë ekspozitë u prezantuan rreth 20 punime në pikturë, të realizuara nga 14 nxënës të talentuar, pjesëmarrës në kursin e pikturës pranë Qendrës Kulturore të Fëmijëve. Në punimet e piktorëve të rinj mbizotëronin motivet nga historia e popullit tonë, lufta për liri dhe pavarësi, kontributi i atdhetarëve gjirokastritë në Shpalljen e Pavarësisë, etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window