Ndërhyrje|

Bashkia Gjirokastër po ndërhyn  për të evituar problematikat e shkaktuara nga moti i keq.

Puna e strukturave të bashkisë është përqëndruar në rehabilitimin e rrugës së dëmtuar të fshatit Zhulat, Njësia Administrative Cepo.

Gjithashtu  është ndërhyrë për mirëmbajtjen e kolektorit kryesor të ujërave të bardha, në lagjen “18 shtatori” të qytetit si dhe largimin e masiveve të dheut si shkak i erozionit në disa zona.

Në monitorim ka qenë edhe sasia e prurjeve të ujërave në shtratin e lumit Drino si dhe përrenjëve malorë, për të evituar në kohë problematikat e përmbytjeve për banorët. Shtabi i Emergjencave Civile në Bashkinë e Gjirokastrës, në bashkëpunim me institucionet publike po ndjek në vazhdimësi situatën.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window