Aktivitete|

Në kuadër të muajit të pyllëzimit, Bashkia Gjirokastër në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor mbollën në Parkun Natyror të Viroit 150 fidanë, pemë dekorative. Strukturat e bashkisë në bashkëpunim me institucionet publike dhe komunitetin do të vazhdojnë mbjelljen e pemëve të reja, duke përfshirë dhe sipërfaqet pyjore të dëmtuara si shkak i zjarreve të verës. Ndërsa muaji i pyllëzimit përkon me Planin Kombëtar të Pastrimit apelojmë për mbrojtjen e mjedisit, vlerave natyrore dhe ekoturistike.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window