Turizmi|

Bashkia Gjirokastër ka nisur vendosjen e sinjalistikës turistike me standarde bashkëkohore, në shërbim të zhvillimit të turizmit të qëndrueshëm. Në kuadër të projektit “HERMES” u instaluan në tre lokacione, harta me disa grupime pikash turistike, të cilat nëpërmjet çdo aplikacioni mobile mund të skanohen, duke marrë informacion për vendndodhjen, tipologjinë e godinës, historinë e saj, etj. Këto harta digjitale janë një mundësi për të zëvendësuar hartat fizike turistike dhe për të ndihmuar vizitorët vendas dhe të huaj, gjatë guidave turistike në Gjirokastër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window