Aktivitete|

Bashkia dhe Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës organizuan aktivitetin, për akordimin e titullit  “Qytetar Nderi” (pas vdekjes) mjekut të mirënjohur neurolog Drini Dobi. Titulli mjekut gjirokastrit iu akordua me motivacionin: “Mjek i shkëlqyer, simbol i sakrificës dhe humanizmit, profesionist brilant që e nderoi bluzën e bardhë dhe qytetin tonë, kudo ku punoi dhe dha kontributin e tij”. Pjesëmarrësit në aktivitet, përfaqësues të institucioneve publike dhe pushtetit vendor, familjarë, mjekë, miq dhe kolegë evidentuan vlerat njerëzore, humanizmin dhe kontributin e rëndësishëm profesional të Dr.Drini Dobit në mjekësinë shqiptare.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window