Aktivitete|

Në 16-vjetorin e përfshirjes së iso-polifonisë në UNESCO, Bashkia Gjirokastër po organizon një program aktivitetesh. Përgjatë eventeve të zhvilluara është promovuar iso-polifonia dhe vlerat e traditës popullore, folklori,veshjet tradicionale, etj. Prej 16 vitesh iso-polifonia jonë popullore, kjo vlerë e jashtëzakonshme e folkut shqiptar është vendosur në vendin që meriton, në listën e kryeveprave të botës shpirtërore të njerëzimit, duke mundësuar evidentimin, pasurimin dhe transmetimin e saj tek brezat e rinj. Vlerat e traditës sonë popullore janë një aset i paçmuar kombëtar por edhe një pikë e fortë, për zhvillimin e turizmit në Gjirokastër.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window