Aktualitet|

Bashkia Gjirokastër ka në fokus zbatimin e masave parandaluese anti-Covid 19.

Strukturat e bashkisë rregullisht kryejnë dezinfektimin e mjediseve publike, segmenteve rrugore, tregjeve si dhe godinave të institucioneve.

Në vëmendje për zbatimin e protokolleve të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë janë shkollat, ndërsa sipas një grafiku të përcaktuar çdo javë kryhet dezinfektimi dhe higjienizimi i mjediseve të tyre.

Sensibilizojmë popullatën për mbajtjen e maskës, distancimin fizik si dhe kufizimin e lëvizjes në fashën orare 20.00-06.00.

Frikë jo kujdes po !

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window