Strukturat e Bashkisë Gjirokastër, janë në terren për të evituar problematikat e krijuara nga moti me temperatura të ulëta.
Gjatë ditës së sotme ka vazhduar depozitimi i kripës përgjatë segmenteve rrugore, në lagjet e sipërme të qytetit dhe në njësitë administrative, ndërsa nuk ka probleme për qarkullimin e automjeteve.
Në bashkëpunim me policinë lokale në mjediset e konvikteve u akomoduan disa persona në nevojë, duke i ndihmuar me strehim dhe ushqime. Strukturat e bashkisë po sigurojnë kryerjen e shërbimeve publike për komunitetin.