Bashkia Gjirokastër ka organizuar promovimin e tre librave të autorit të mirënjohur, Fate Velaj. Romanet “Kreuztanne”, “Nilkon” dhe “Itaka” janë pjesë e një trilogjie letrare. Aktiviteti promovues është zhvilluar në mjediset karakteristike të Pazarit të gurtë. Pjesëmarrës në këtë event ishin intelektualë, dashamirës të letërsisë, miq të autorit, etj. Fate Velaj krahas aktivitetit politik është një ndër autorët e spikatur të artit dhe letërsisë bashkëkohore shqiptare. Piktor, fotograf, shkrimtar janë disa prej fushave të artit ku ai është evidentuar dhe po spikat si një krijues i talentuar.