Lënda: Njoftim për mbledhjen e Këshillit të Bashkisë Gjirokastër datë 30.09.2022
Në zbatim të ligjit Nr 139/ 2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, Neni 53, si dhe Rregullores së Këshillit Bashkiak, ju njoftoj se mbledhja e Këshillit Bashkiak do të zhvillohet në datë, 30.09.2022, ora: 12:00 pranë hotel “ Çajupit”me rendin e ditës si vijon.
- Miratim i procesverbalit të mbledhjeve të datës 31.08.2022 dhe 16.09.2022
- P/Vendim “Për dhënien e ndihmës ekonomike për përdorimin e fondit të kushtëzuar për bllok-ndihmën ekonomike deri në 6%, për muajin 01-30.09. 2022”.
- P/Vendim “Për dhënien e ndihmës ekonomike për përdorimin e fondit të bashkisë për familjet që do të trajtohen me ndihmë ekonomike për muajin 01-30.09. 2022”.
- P/Vendim “ Për vendosjen në shtëpinë e të moshuarve “ Shpresa e jetës”.
- P/Vendim “Për një ndryshim në vendimin nr.107,datë 24.12.2021 “Për miratimin e buxhetit 2022”.
- P/Vendim “Për shprehjen e pëlqimit në parim për dhënien në përdorim të fondit kullosor ndodhur në bashkinë Gjirokastër me qëllim studimin mbi potencialin e energjisë së erës”.
- Raport i Drejtorisë së Shërbimeve Sociale për punën e bërë gjatë periudhës janar-gusht 2022.
- Të ndryshme.