Shpallje|

Qytetarët që kanë depozituar kërkesën dhe formularin tip duhet të dorëzojnë pranë Drejtorisë së Shërbimeve Sociale, dokumentet e mëposhtme

Afati i dorëzimit 25 – 31 janar 2022

Lista e dokumentacionit të nevojshëm:

Për të dhënat personale:

·         Çertifikata e lindjes së aplikantit

Për vërtetimin e kushteve të banimit:

·         Vërtetimin nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për pronat që disponohen në emër të secilit anëtar të familjes (aplikimi te ADISA)

·         Vërtetimin nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme për sipërfaqen e pronës, që zotëron familja apo ndonjë anëtar i saj, kur banesa është me sipërfaqe nën normat në fuqi të strehimit

·         Vërtetimin nga Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme të vendit të origjinës se nuk figuron e rregjistruar asnjë pronë, e cila mund të përdoret për strehim, për çdo anëtar të familjes, që kanë ndryshuar vendbanim për efekt punësimi

Akt verifikimi nga Bashkia për:

·         Banesat në rrezik shembjeje

·         Rastet kur familja ka mbetur e pastrehë, si rezultat i fatkeqësive natyrore

·         Banesat që prishen ose përjashtohen nga procesi i legalizimit

·         Vendim i gjykatës për familjet që humbasin banesën për shkak të zbatimit të vendimit të gjykatës

·         Akt verifikimi nga struktura përgjegjëse e bashkisë për familjet rome/egjiptiane që banojnë në banesa individuale ose struktura, që nuk klasifikohen si banesë

Për vërtetimin e kushteve familjare:

Vendimin e Gjykatës, që i lë në ngarkim fëmijën ose fëmijët për çiftet e divorcuara, shoqëruar me vërtetimin nga Zyra e Përmbarimit për masën e pensionit që përfitojnë për fëmijët

Për vërtetimin e kushteve sociale:

·         Vërtetimin e Komisionit Mjekësor të Përcaktimit të Aftësisë së Kufizuar, për individë me aftësi të kufizuara (aplikim te ADISA)

·         Vërtetimin përkatës nga institucioni ku ka qenë i strehuar dhe librezën e jetimit, dhënë nga institucioni shtetëror i autorizuar, për individët me statusin e jetimit

·         Dokument që vërteton që ka mbetur pastrehë si rezultat i lirimit të banesave, ish pronë e subjekteve të të shpronësuar

·         Dokumentin e lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për personat që kanë statusin “emigrant”, “punëtor emigrant” dhe “azilkërkues”

           Emigrant dhe punëtor emigrant:         –  Vërtetim nga sportelet e migracionit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Çështjeve    Sociale         –  Vërtetim nga Zyra e Shërbimit Kombëtar ose vërtetim i marrë pranës Zyrës së Punës.            Azilkërkues         –  Vërtetim nga Drejtoria për Shtetësinë dhe Refugjatët në Ministrinë e Brendshme

·         Dokumentin e lëshuar nga institucionet përkatëse shtetërore për familjet e punonjësve të rënë në detyrë, që u përkasin Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës, Shërbimit për Cështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme, Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit, të Forcave të Armatosura, të Shërbimit Informativë të Shtetit dhe të Policisë së Burgjeve

·         Vërtetim nga Policia e Shtetit

·         Vërtetim nga Garda e Republikës

·         Vërtetim nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm

·         Vërtetim nga Policia e Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit

·         Vërtetim nga Forcat e Armatosura

·         Urdhër mbrojtje apo urdhër i menjëhershëm i mbrojtjes për viktimat e dhunës në familje, lëshuar nga gjykata

·         Vërtetim të marrë nga Qendra Kombëtare e Shërbimit të Përkujdesit Shoqëror për viktimat e dhunës në familje

·         Vërtetim nga strukturat e shërbimit social, qendrave sociale dhe të rehabilitimit për viktimat e dhunës pranë njësive të qeverisjes vendore

·         Dokument i lëshuar nga institucionet përkatëse për të miturit në konflikt me ligjin

·         Vetëdeklarim se i përket komuniteteve rom/egjiptian dhe grupimit LGBTI

·         Vërtetim me çertifikatë familjare se individi i përket kategorisë vajzë-nënë

Për vertetimin e kushteve ekonomike:

·         Vërtetim i të ardhurave neto të familjes ose një deklaratë me shkrim nga aplikuesi për të ardhurat e familjes dhe burimin e tyre, të cilave duhet t`i bashkëlidhen dokumente zyrtare që e vërtetojnë atë, përfshirë vërtetimin nga punëdhënësi për pozicionin dhe pagën e aplikantit e të personave të tjerë të familjes, që janë në marrëdhënie pune

·         Vërtetim nga Drejtoria Rajonale Tatimore dhe e Sigurimeve Shoqërore për derdhjen e kontributeve për të gjithë anëtarët e e vetëpunësuar të familjes (shkarkohet në E-Albania)

·         Vërtetimin nga Zyra e Ndihmës Ekonomike e bashkisë për anëtarët e familjes, të përfshirë në programin e ndihmës ekonomike dhe të pagesës për personat me aftësi të kufizuar (Aplikim te ADISA)

·         Vërtetimin nga Zyra e Punësimit për personat e përfshirë në programin e pagesës së papunësisë

·         Vërtetimin nga organet e sigurimeve shoqërore për personat në pension

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window