Mirëmbajtja dhe rehabilitimi i rrugëve të brendshme, në qytet dhe njësitë administrative, është në fokus të punës së Bashkisë Gjirokastër. Në lagjet “Dunavat”dhe “Manalat”, në përgjigje të shqetësimit të banorëve është ndërhyrë për sistemimin e segmenteve rrugore, të dëmtuara gjatë punimeve për ndërtimin e ujësjellësit të ri. Punime janë kryer edhe për rehabilitimin e një prej rrugëve kryesore të fshatit “Arshi Lengo”, Njësia Administrative Antigone.