Nderuam kujtimin e katër dëshmorëve të Policisë së Shtetit, Sali Shehu, Altin Dauti, Zaçe Biraçaj dhe Nuri Kërçanaj, të cilët kanë rënë në krye të detyrës. Tashmë 4 rrugë do të mbajnë emrat e tyre, duke vlerësuar kështu sakrificën sublime si efektivë të policisë në shërbim të komunitetit. Falënderoj drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nano, në Gjirokastër bashkë me familjarët e të rënëve në krye të detyrës. Ne do t’i kujtojmë gjithmonë jo vetëm sa herë të kalojmë në ato rrugë e të shohim emrat e tyre, por për gjithçka kanë bërë në detyrën e lartë të punonjësit të Policisë së Shtetit, derisa dhanë frymën e fundit.
Të paharruar!