Së bashku me ambasadorin Soreca lançuam nga Gjirokastra tri projektet që do të realizohen me mbështetetjen financiare të Bashkimit Europian në bashkitë e vendit. Gjirokastra si një qytet i përbotshëm dhe një markë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore dhe turizmit, u zgjodh qyteti organizator i konferencës “Bashkitë shqiptare dhe procesi i integrimit në BE”. Bashkitë janë në një proces të rëndësishëm dhe të vazhdueshëm për të përmirësuar qeverisjen lokale, për të rritur standardet e shërbimeve për banorët dhe për të investuar në mënyrë që qytetarët të shohin të ardhmen e tyre këtu, në vendin tonë. Tri projektet “Bashkitë për në Europë”, “BE për bashkitë” dhe “STAR 3-Mbështetja dhe avancimi i reformave të qeverisjes vendore” janë një mundësi më shumë për qeverisjen lokale, një ndihmë e madhe për zhvillimin e komunitetit si dhe për të çuar përpara procesin e decentralizimit dhe të demokracisë lokale. E çmoj shumë ndihmesën e jashtëzakonshme të ambasadorit Luigi Soreca, për t’i çuar përpara këto projekte, duke dëshmuar se mbetet një mik i madh i Shqipërisë dhe avokat i palëkundur i integrimit tonë në Bashkimin Europian