Zhvilluam dëgjesën publike në Njësinë Administrative Odrie për buxhetin 2022, ndërsa me kryetarët e fshatrave bashkëbiseduam për prioritetet e investimeve gjatë vitit të ardhshëm. Mjedis i pastër dhe evitimi i ndotjes nga mbetjet urbane do të jenë kryefjala e punës sonë, në këtë njësi administrative me vlera turistike. Pjesë e projekteve që do të zbatohen janë edhe investimet në infrastrukturën rrugore, ujësjellësat e fshatrave si dhe rrjetit të ndriçimit publik në 5 fshatrat e kësaj njesie administrative.