Në Njësinë Administrative Picar vazhduam turin e dëgjesave publike për projektbuxhetin lokal 2022. Gjatë bashkëbisedimit me kryetarët e fshatrave të kësaj njësie administrative, diskutuam si prioritet mbrojtjen e mjedisit dhe mirëmenazhimin e mbetjeve urbane, në shërbim të zhvillimit të agroturizmit. Në buxhetin për vitin e ardhshëm synojmë zbatimin e disa projekteve në fshatrat e kësaj njësie,për rehabilitimin e rrugëve të brendshme, rikonstruksionin e ujësjellësave, rrjetit vaditës dhe kullues në sipërfaqet bujqësore dhe përmirësimin e shërbimit të ndriçimit publik.