Në Njësinë Administrative Lunxhëri prioritet për vitin 2022 do të jenë investimet për mbrojtjen e mjedisit dhe mbështetjen e zhvillimit të agroturizmit. Gjatë dëgjesës publike për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm evidentuam parësore rehabilitimin e rrugëve të brendshme në fshatra, ndriçimit publik, sistemimin e rrjetit vaditës në tokat bujqësore në Valare si dhe rritjen e cilësisë së shërbimeve për banorët.