Po punojmë të hapim së shpejti në Gjirokastër Shtëpinë e Europës, një pikë e rëndësishme referimi për intesifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit me Bashkimin Europian kur vjen fjala te implementimi i projekteve të ndryshme dhe jo vetëm.
Një takim shumë i mirë me Orlando Fusco, përfaqësuesi i Zyrës së Delegacionit të BE-së në Shqipëri, me të cilin folëm edhe për ecurinë e projektit “Bashkitë për në Europë”.
Në Gjirokastër kemi një përvojë të mirë tashmë për zbatimin e projekteve të mbështetura nga programet e BE-së. Duam të avancojmë më tej dhe të shfrytëzojmë të gjithë hapësirat që ofrohen për vendet para anëtarësimit si Shqipëria.