Njësia e Koordinimit të Integrimit Evropian në Drejtorinë e Turizmit, Biznesit dhe Integrimit të Bashkisë Gjirokastër, organizoi në datën 23.10.2020 Info Day dhe Seminar Day në kuadër të projektit HERBINNO, të programit Interreg-IPA CBC 2014-2020. Projekti ka si objektiv kryesor zhvillimin pilot të praktikave inovatore kundrejt shfrytëzimit të bimëve medicinale në rajonin ndërkufitar Shqipëri-Greqi. Përgjatë dy sesioneve të pranishëm dhe ndërveprues ishin figura të fushës së agronomisë, përfaqësues të pushtetit lokal por edhe profesorë të Universitetit të Janinës në lidhje direkte. Punimet e seminarit nxorrën përfundime interesante duke theksuar rëndësinë e informacionit më të gjerë mbi kulturën e kultivimit të bimëve medicinale por dhe problemet që duhet të merren në konsideratë si dhe suportin financiar të vazhdueshëm për kultivuesit profesionistë të tyre.