
RETRO rikthehet në qytetin e bukur e të gurtë të Gjirokastrës, në rrugicat e famshme me kalldrëm që mbartin aromë historie e trashëgimie, fton të gjithë të pasionuarit pas artit dhe të bukurës, në datat 24-25 Tetor 2020 për një rikthim në nostalgji ku për herë të parë do të ekspozohen mjetet historike të koleksionit shqiptar me të ftuar special shoqëruar në ritmet Jazz & Swing!
Ky organizim do të zhvillohet në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor – MIE, Albanian-American Development Foundation (AADF), TID Gjirokastër, Bashkia Gjirokastër dhe do të kurohet artistikisht nga Hemingway Fan Club Albania!

VINI RE! Organizimi do të respektojë të gjitha distancat dhe protokollet higjieno-sanitare për mbrotjen nga COVID19.
