Njoftime|

Hartimi i këtij dokumenti vjen si nevojë e kompetencave dhe përgjegjësive të shtuara të organeve tëpushtetit vendor, referuar si në reformën territoriale (2015), si dhe në reflektim të detyrimeve ligjore diktuar nga ligjet e reja, sic është ai për rininë. Strategjitë kombëtare të ndërtura përgjatë këtyre dy viteve (2021, 2022) për rininë dhe barazinë gjinore, diktojnë një vëmëndje të shtuar të organeve të pushtetit lokal në këto çështje. Bashkia, si niveli i tretë i pushtetit vendor dhe njësia bazë e qeverisjes vendore, është institucioni ku të gjitha nevojat e grupeve dhe individëve adresohen për zgjidhje apo lehtësime të mëtejshme.

Dokumenti, vjen si një udhëzues i gërshetuar me gjithë detyrimet ligjore aktuale dhe nevojat për adresim të të rinjve dhe të rejave dhe trajtim të çështjeve gjinore, për qeverisjen vendore.

Ky udhëzues mund t’u vijë në ndihmë dhe ekspertëve, politik-bërës, media dhe jo vetëm, – duke i informuar si rreth detyrimeve ligjore ashtu dhe mbi politikat aktuale të pushtetit vendor, në interes të nevojave për adresim për rininë dhe çështjeve gjinore për bashkinë Gjirokastër.

Ky dokument orjentues do të jetë në dispozicion për konsultim publik deri më datë 15 tetor 2022.

Gjirokaster_Dokument orientues per perfshirjen e rinise ne Planet Lokale_qershor2022 (3)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window