Njoftim
Bashkia Gjirokastër çel aplikimet për lidhjen e kontratave me fermat blegtorale dhe barinjtë, për shfrytëzimin e kullotave për sezonin e verës 2022.
Aplikimet kryhen në datat 25 janar-25 shkurt 2022 pranë Drejtorisë së Zhvillimit Bujqësor, Pyjeve, Ujitjes dhe Kullimit.
Blegtorët duhet të dorëzojnë pranë kësaj drejtorie kërkesën e specifikuar dhe dokumentacionin përkatës ligjor që shoqëron kërkesën individuale të tyre.
Kërkesa për parcelat kullosore verore detyrimisht duhet të shoqërohet me këto dokumenta :
1. Fotokopje e kartës së identitetit
2. Nipti i fermerit
3. Raporti veterinar
4. Vërtetim për gjendjen e matrikullimit të tufës në pronësi
5. Vërtetim për likujdim të detyrimeve tatimore ndaj Bashkisë Gjirokastër
Aplikimi duhet të paraqitet nga vetë blegtori dhe jo nga persona të tjerë, të autorizuar prej tij