Në kuadër të zbatimit të programeve të strehimit social, hapen aplikimet për “ Subvencion qiraje”.
Faza e parë, nga data 06.01.2022 deri më datë 20.01.2022
Bazuar në ligjin nr. 22/2018 “Për strehimin social”, VKM, nr.384, datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit dhe të afateve të procedurave të miratimit nga organet e vetëqeverisjes vendore”, Kushtet që duhen plotësuar për të përfituar nga “Programi i subvencionimit të qirasë “ :
ü Të jetë banor i Bashkisë Gjirokastër
ü Të ketë mbushur moshën 18 vjeç
ü Të mos ketë banesë në pronësi ose të zotërojë një sipërfaqe banimi nën normat e strehimit sipas përcaktimeve ligjore ose ka mbetur i pastrehë për shkaqe të përcaktuara në ligj
ü Ka të ardhura të pamjaftueshme për të përballuar shpenzimet e strehimit të përshtatshëm sipas përcaktimeve ligjore
Faza e parë:
ü Plotësimi i formularit tip
ü Fotokopje e kartës të identitetit të aplikantit
ü Çertifikatën familjare.
Përparësi do të kenë:
1- Familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike
2- Familjet të cilat në përbërje të tyre kanë persona me AK
3- Familje kujdestare
4- Anëtarë të komuniteteve rome/ egjiptian
5- Vajza nëna
6- Viktima të dhunës në familje
7- Kryefamiljar/e që në përbërje të tyre kanë fëmijë të mitur deri në 18 vjeç
8- Persona që i përkasin komunitetit LGBT
Formularin e aplikimit mund ta tërhiqni pranë Drejtorisë së Shërbimit Social, Bashkia Gjirokastër.
Thirrje për aplikime – Pronar social
Në zbatim të nenit 23, pika 2 të ligjit nr. 22.2018 “Për strehimin social” , Bashkia Gjirokastër shpall Thirrjen për Aplikime për të gjitha subjektet publike dhe private, të cilët janë të interesuar për të përfituar statusin “Pronar social” .
“Pronar social” është çdo subjekt publik, përveç njësive të vetëqeverisjes vendore, si dhe çdo subjekt privat, që investon në banesa sociale me qira ose që disponon banesa për t`i dhënë me qira për familjet në nevojë për strehim.
Pronari Social mbështetet nëpërmjet financimeve për subvencionimin e qirasë për familjet përfituese të miratuar nga Këshilli Bashkiak.
Çdo subjekt publik apo privat që disponon banesa për t`i dhënë me qira për familjet në nevojë për strehim, mund të aplikojë pranë bashkisë për t`u regjistruar si “Pronar Social” nëse plotëson kriteret e mëposhtme:
1. Banesa plotëson kushtet teknike dhe normat e strehimit në fuqi, referuar raportit të strukturës përgjegjesë në bashki;
2. Qiraja e banesës nuk është më e lartë se qiraja mesatare në tregun e lirë;
3. Nënshkrimi i një deklarate që nuk do të refuzojë qiramarrës për arsye që përbëjnë diskriminim;
4. Nënshkrimi i një marrëveshje ndërmjet pronarit social dhe bashkisë që parashikon:
· afatin e marrëveshjes që nuk mund të jetë më pak se 3 vjet
· masën e qirasë mijore dhe mënyrën e shlyerjes së saj
· mënyrën e administrimit të pronës dhe të marrëdhënieve me qiramarrësin
Dokumentacioni i nevojshëm:
1. Deklaratë për shprehje interesi për të aplikuar si “pronar social”;
2. Shprehje e dakordësisë që nuk do të refuzojë qiramarrës për arsye diskriminuese;
3. Vërtetim pronësie mbi banesën/banesat në pronësi që jepen me qira për familjet në nevojë për strehim;
4. Ekstrakt të QKR-së, QKB-së për personat fizik/juridik;
5. Fotokopje të kartës së ID;
6. Saktësim adrese.
Afati i aplikimeve ështe deri më 06.02.2022