Me bizneset në zonën e Pazarit bëmë dëgjesën e radhës për projekt-buxhetin e vitit 2022, si dhe prezantuam një draft të rregullores që duhet të aplikojmë të gjithë në këtë pjesë të qytetit, e cila pas restaurimit është më e lakmuara për t’u vizituar dhe bërë biznes. Biznesi është partneri ynë më i rëndësishëm për të zhvilluar ekonominë dhe për të hapur vende të reja punë, në mënyrë që njerëzit ta shohin këtu të ardhmen e tyre.