Bashkë me Ambasadorin e BE-së në Shqipëri, z.Luigi Soreca, prezantuam projektin GREENPOINT-MOB, në një seksion informues, të fundit me bizneset e qytetit të Gjirokastrës. Pranë ambienteve të qendrës ADISA u diskutua mbi riciklimin dhe ecurinë e projektit, i cili është implementuar nën programin IPA Interreg Greece-Albania dhe ka në fokus përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve të riciklueshme në zonat rurale të largëta.