Një takim shumë i mirë me kryetarin e bashkisë së Maceratas (Itali), Sandro Parcaroli.Folëm për ecurinë e projekteve të përbashkëta që kemi dhe ngritjen e këtij bashkëpunimi në një nivel tjetër,duke bërë binjakëzimin mes dy qyteteve tona.E ftova në Gjirokastër për të parë nga afër qytetin që e njihte përmes librave të Ismail Kadaresë dhe jo vetëm, e që sot po kthehet gjithashtu edhe në një destinacion të preferuar për turistët italianë.