Transparenca|

1.Bazuar në ligjin Nr. 107 / 2014 “Për planifikimin dhe zvillimin e territorit” (i ndryshuar) dhe të V.K.M 408 Dt.13.05.2015 “Për miratimin e rregullores së zhvillimit të territorit (i ndryshuar), si dhe në “Planin e Përgjithshëm Vendor” te miratuar me Vendim të K.K.T Nr.1 Dt.08.02.2017 , Drejtoria e Urbanistikës pas aplikimit të qytetarit në mënyrë elektronike në portalin e-Albania bën shqyrtimin dhe lëshimin e lejeve të ndryshme në lidhje me ndërtimet e reja   sipas renditjes së mëposhtme.

  1. Vendim leje zhvillimi
  2. Vendim leje ndërtimi
  3. Njoftim fillim punimesh
  4. Lëshim Certifikatë Përdorimi
  5. Deklaratë paraprake punimesh

 

  1. Bazuar në V.K.M Nr.329 Dt.22.05.2019, për trruall të dhënë për qëllime  ndërtimi nga Bashkitë,  ish-Komunat dhe ish-Këshillat e Rretheve pas datës 10.08.1991,  qytetarët mund të aplikojnë për përfundimin e procedurës së shit– blerjes dhe lidhjen e kontratës midis palëve për këto troje në mënyrë që ti hapet rrugë regjistrimit të tyre nga zyrat e A.SH.K në emër të përfituesit.

 

  1. Pas aplikimit të qytetarëve në mënyrë elektronike pranë sporteleve të ADISA, nga ana e Bashkisë Gjirokastër ndiqen procedurat për  konfirmimin e dokumentacionit për tokat bujqësore të përfituara bazuar në ligjin 7501 si dhe konfirmimin e listës së trojeve  në mënyrë që qytetari të vazhdojë procedurat e mëtejshme pranë A.SH.K Gjirokastër për paisjen me Çertifikatë pronësie .  të riformulohet pasi të pyetet Faroldi për bazën ligjore dhe mënyra e aplikimit)

 

  1. Qytetarët mund të kryejnë pagesën e “Taksës së ndikimit në infrastrukturë”  të detyrueshme për objektet që kanë kaluar në proces legalizimi dhe pasi të pajisen nga zyra e Urbanistikës  me vërtetimin përkatës  dhe dokumentacionin shoqërues , mund ti drejtohen zyrës së A.SH.K  për pajisjen me çertifikatë pronësie të objektit të legalizuar.

 

  1. Nëpërmjet Arkivës së Urbanistikës pranë Bashkisë Gjirokastër, qytetarët mund të pajisen me kopje të dokumentacionit të lejeve të lëshuara nga ky institucion.

 

  1. Nga ana e Zyrës së Urbanistikës, ju vihet në ndihmë banorëve të gjithë Njësive Administrative pjesë të Bashkisë Gjirokastër për saktësimin e adresës së tyre të banimit dhe pajisjen me vërtetimin përkatës (Të interesuarit duhet ta shoqërojnë kërkesën me një dokument hipotekor ose kontratë qeraje)

 

  1. Pranë kësaj drejtorie mund të merni cdo informacion më të detajuar për çdo shërbim të ofruar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window