Kendi BE|

Programi “Romacted” bëri bashkë në Gjirokastër, përfaqësues të Këshillit të Evropës, ekspertë, lehtësues dhe Grupin Institucional të Punës, të cilët diskutuan në një tavolinë të rrumbullakët në lidhje me hartimin e Planit Lokal Rom 2022-2025 për Bashkinë Gjirokastër. Pikat kryesore të diskutimit ishin arsimi dhe nxitja e dialogut ndërkulturor, kujdesi shëndetësor, punësimi dhe aftësimi, strehimi, mbrojtja sociale, aksesi i barabartë në drejtësi dhe në regjistrimin civil, mosdiskriminimi, migrimi dhe ri-integrimi i të kthyerve, emergjencat civile, etj. Brenda muajit maj 2022, Plani Lokal i Integrimit do të jetë gati për miratim dhe zbatimin e masave të parashikuara në të.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window