Shpallje|

Në kuadër të zbatimit të programeve të strehimit social, hapen aplikimet për “ Subvencion qiraje”.

Faza e parë, nga data 06.01.2022 deri më datë  20.01.2022

Bazuar në ligjin nr. 22/2018 “Për strehimin social”, VKM, nr.384, datë 12.06.2019 “Për përcaktimin e dokumentacionit për të përfituar strehim sipas çdo programi social të strehimit dhe të afateve të procedurave të miratimit nga organet e vetëqeverisjes vendore”,Kushtet që duhen plotësuar për të përfituar nga “Programi i subvencionimit të qirasë “ :

ü  Të jetë banor i Bashkisë Gjirokastër

ü  Të ketë mbushur moshën 18 vjeç

ü  Të mos ketë banesë në pronësi ose të zotërojë një sipërfaqe banimi nën normat e strehimit sipas përcaktimeve ligjore ose ka mbetur i pastrehë për shkaqe të përcaktuara në ligj

ü  Ka të ardhura të pamjaftueshme për të përballuar shpenzimet e strehimit të përshtatshëm sipas përcaktimeve ligjore

Faza e parë:

ü  Plotësimi i formularit tip

ü  Fotokopje e kartës të identitetit të aplikantit

ü  Çertifikatën familjare.

Përparësi do të kenë:

1-       Familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike

2-       Familjet të cilat në përbërje të tyre kanë persona me AK

3-       Familje kujdestare

4-       Anëtarë të komuniteteve rome/ egjiptian

5-       Vajza nëna

6-       Viktima të dhunës në familje 

7-       Kryefamiljar/e që në përbërje të tyre kanë fëmijë të mitur deri në 18 vjeç

8-       Persona që i përkasin komunitetit LGBT

Formularin e aplikimit mund ta tërhiqni pranë Drejtorisë së Shërbimit Social, Bashkia Gjirokastër.

 

Thirrje për aplikime – Pronar social

 Në zbatim të nenit 23,  pika 2 të ligjit nr. 22.2018 “Për strehimin social” , Bashkia Gjirokastër shpall Thirrjen për Aplikime për të gjitha subjektet publike dhe private, të cilët janë të interesuar për të përfituar statusin “Pronar social” .

“Pronar social” është çdo subjekt publik, përveç njësive të vetëqeverisjes vendore, si dhe çdo subjekt privat, që investon në banesa sociale me qira ose që disponon banesa për t`i dhënë me qira për familjet në nevojë për strehim.

Pronari Social mbështetet nëpërmjet financimeve për subvencionimin e qirasë për familjet përfituese të miratuar nga Këshilli Bashkiak.

Çdo subjekt publik apo privat që disponon banesa për t`i dhënë me qira për familjet në nevojë për strehim, mund të aplikojë pranë bashkisë për t`u regjistruar si “Pronar Social” nëse plotëson kriteret e mëposhtme:

1. Banesa plotëson kushtet teknike dhe normat e strehimit në fuqi, referuar raportit të strukturës përgjegjesë në bashki;

 2. Qiraja e banesës nuk është më e lartë se qiraja mesatare në tregun e lirë;

3. Nënshkrimi i një deklarate që nuk do të refuzojë qiramarrës për arsye që përbëjnë diskriminim;

4. Nënshkrimi i një marrëveshje ndërmjet pronarit social dhe bashkisë që parashikon:

·    afatin e marrëveshjes që nuk mund të jetë më pak se 3 vjet

·     masën e qirasë mijore dhe mënyrën e shlyerjes së saj

·    mënyrën e administrimit të pronës dhe të marrëdhënieve me qiramarrësin

Dokumentacioni i nevojshëm:

1. Deklaratë për shprehje interesi për të aplikuar si “pronar social”;

2. Shprehje e dakordësisë që nuk do të refuzojë qiramarrës për arsye diskriminuese;

3. Vërtetim pronësie mbi banesën/banesat në pronësi që jepen me qira për familjet në nevojë për strehim;

 4. Ekstrakt të QKR-së, QKB-së për personat fizik/juridik;

 5. Fotokopje të kartës së ID;

6. Saktësim adrese.

 Afati i aplikimeve ështe deri më 06.02.2022

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window