Kendi BE|

Pas Maceratas një tjetër takim fantastik në Nardò, ku bashkë me homologun Giuseppe Mellone nënshkruam binjakëzimin e kësaj bashkie të Lecces me Gjirokastrën. Nuk është qëllimi jonë për thjesht një binjakëzim nga pikëpamja formale, sa në letra do të thoshte dikush, por për një bashkëpunim në fusha të interesit të përbashkët si kultura, turizmi apo qeverisja vendore. Synojmë të aplikojmë së bashku në projekte të ndryshme të financuara nga Bashkimi Europian që i shërbejnë komuniteteve në të dy qytetet tona. Krijimi i kësaj ure komunikimi e deri te binjakëzimi, s’do të kishte qenë një proces i lehtë pa ndihmën e çmueshme të mikut të Gjirokastrës, Francesco Mandoi, i cili është gjithashtu edhe magjistrat ndërlidhës në Ministrinë e Drejtësisë në Tiranë. E falënderoj pa masë! Kemi një vizion të qartë dhe e dimë se çfarë duam nga angazhime të tilla të përbashkëta me miqtë tanë italianë, që kanë natyrisht përvojë më të madhe se ne në qeverisjen lokale, projektet e BE-së, menaxhimi i trashëgimisë kulturore,etj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window