Konsultime Publike|

Gjatë dëgjesës publike në Njësinë Administrative Antigone përcaktuam investimet prioritare për projektbuxhetin 2022. Mjedisi i pastër dhe mirëmenazhimi i mbetjeve urbane do të jenë në qendër të punës sonë në 5 fshatrat e saj. Përgjatë vitit të ardhshëm synojmë rikonstruksionin e segmenteve rrugore në mbështetje të zhvillimit të turizmit, zbatimin e investimeve në ujësjellës-kanalizime, rrjetin vaditës në sipërfaqet bujqësore dhe ndriçimin publik në fshatra.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window