Kendi BE|

Kaq shumë i lidhur sa ambasadori i BE-së, Luigi Soreca, është me qytetin tonë, me siguri që e ka mësuar edhe shprehjen emblematike “Po the Gjirokastra i ke thënë të tëra”, prandaj ishte sot mes nesh për ta tërhequr vetë vlerësimin që i bëmë dhe që s’ka dyshim se edhe ai vetë e di që ky është vlerësimi më i veçantë që merr nga Shqipëria përpara se te largohet. Një vlerësim domethënës dhe plotësisht i merituar. Domethënës sepse nuk bëhet “Qytetar Nderi” i një qyteti të çfarëdoshëm në një vend të radhës ku ka shërbyer si diplomat për një mandat. Gjirokastra është një qytet i përbotshëm, pasuri e trashëgimisë botërore, që disa e njohin prej Ismail Kadaresë, të tjerë përmes UNESCO-s dhe shumë e shumë të tjerë e kanë ndierë nga afër magjinë e këtij qyteti. Mes tyre është edhe Luigi, i cili u dashurua me këtë qytet prej ditës së parë kur e vizitoi dhe vazhdon akoma ta ketë përzemër. Faleminderit dhe mirupafshim mik i mirë! 🇦🇱🤝🇪🇺

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window