Shpallje|

Bashkia Gjirokastër ka zhvilluar me transparencë procesin e dhënies në përdorim të sipërfaqeve kullosore dimërore për blegtorët. Në përfundim të tij, janë nënshkruar 87 kontrata për dhënien me qira të kullotave dimërore ndërkohë që i është kushtuar prioritet mbështetjes së këtij sektori me traditë dhe fitimprurës për ekonominë lokale. Në ndryshim nga vitet e kaluara tashmë blegtorët që marrin në përdorim sipërfaqet kullosore kanë detyrim ligjor mirëadministrimin e këtyre sipërfaqeve, përsa i përket parandalimit të zjarreve dhe evitimit të aktiviteteve të paligjshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window