Kriteret për transportin e mallrave:
- Vërtetim nga prokuroria .
- Vërtetim nga gjykata që nuk je në një process gjyqësor.
- Fotokopje sigurocion mjeti.
- Kontrolli teknik
- Fotokopje të lejes së qarkullimit
- Një fotografi në përmasat 3×4
- Tarifa për license: 8000 lekë/vit
- Tarifa për certifikatën: 100 lekë/ton
Kriteret për transport rrethqytetas:
- Vërtetim nga prokuroria që nuk je në prokurori.
- Vërtetim nga gjykata që nuk je në një process gjyqësor.
- Fotokopje sigurocion mjeti.
- Kontrolli teknik
- Fotokopje të lejes së qarkullimit
- Fotokopje e Siguracionit të pasagjerëve.
- Fotokopje e plotësimit të kushteve të komoditetit
- Sigurimin e pergjegjësisë të pronarit të mjeteve të transportit për dëme shkaktuar palëve të treta.
- Një fotografi në përmasat 3×4
- Tarifë për licensë: 4000 lekë/vit
- Tarifë për certifikatë: 1500 lekë/vit
Cdo person që kërkon të futet në shërbimin Taxi paraprakisht duhet të plotësojë këto dokumenta:
- Kriteri bazë për t’u kualifikuar për marjen e licencës në shërbimin Taxi është viti i prodhimit të mjetit i cili duhet të jetë pas vitit 2005 për taksitë e reja që futen në këtë shërbim.
- Leja e qarkullimit dhe ngjyra e mjetit e miratuar nga Këshilli I Bashkisë.
- Dëshminë e taksistit klasa e patentes D.
- Akt vlerësimin e plotesimit të kushteve të komoditetit.Formati model 020,021.
- Dokumentin e verifikimit dhe plumbosjes të taksimetrit të leshuar nga,D.P.P.Kalibrimit.
- Kontratat e punës për të punësuarit me afat jo më pak se 5 vjet(Për Sub.Juridike)
- Sigurimin e përgjegjësisë të pronarit të mjeteve të transportit për dëme shkaktuar palëve të treta.
- Deklaratë për sigurimin e pasagjerëve nga aksidentet në sektorin e transportit publik.
- Dokument që vërteton gjëndjen e përshtatshme financiare.Ky dokument duhet të jetë një forme garancie ose sigurimi në banka duke përfshirë edhe kompanitë e sigurimeve.
- Emblemën e Bashkisë.
- Një fotografi në përmasat 3×4
- Tarife për licensë: 4000 lekë/vit ose 20.000 lekë për 5 vjet.
Kriteret për agjensi transporti udhëtarësh e taxi Brenda vendit :
- Vërtetim për derdhjen e detyrimeve nga Bashkia.
- Gent planin e vendodhjes së agjensisë e cila duhet të jetë në një vend të përshtatshëm që tu shërbrjë qytetarëve.
- Tarifa për licensë agjensie brënda vendit me afat 5 vjecar: 15.000 lekë
Kriteret për agjensi transporti ndërkombëtar udhëtarësh e taxi:
- Vërtetim për derdhjen e detyrimeve nga Bashkia.
- Gent planin e vendodhjes së agjensisë e cila duhet të jetë në një vend të përshtatshëm për tu shërbyer qytetarëve.
- Tarifa për licensë agjensië me afat 5 vjecar: 40.000 lekë
Procedura për dhënien e autorizimit për tregëtimin me pakicën të karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës për automjete për përdorim nga konsumatorët fundor.
- Ekstraktin historik dhe tregëtar nga QKR
- Projekti teknologjik I depove dhe linjave të miratuar nga organet përkatëse të miratuar nga ISHTI
- Certifikatën e përdorimit të objektit
- Vërtetim për kontrollin e objektit për respektimin e kushteve teknike
- Certifikatën e kalibrimit të rezervuarëve dhe të matjes së apareteve të shitjes së karburanteve dhe gazit të lëngshëm të naftës nga DPM
- Leja e mjedisit
- Autorizim për hyrjet daljet në rruge
- Vërtetim për shlyerjen e detyrimeve vendore
- Vërtetim për shlyerjen e detyrimeve tatimore përfshirë sigurimet shoqërore .
- Tarifa për dhënien dhe përseritjen e autorizimit për stacionet e shitjes së karburanteve, gazit të lëngshëm të naftës për automjetet dhe vajrat lubrifkante për 5 vite: 1.000.000 lekë
- Tarife për dhënien dhe përseritjen e autorizimit për njësitë e shitjes së lëndës djegëse që ushtrojnë veprimtarin e tregëtimit të tyre për përdorim nga konsumatorët fundorë: 100.000 lekë