DREJTORIA E PUNËVE PUBLIKE, URBANISTIKËS DHE EMERGJENCAVE CIVILE

Drejtoria e Punëve Publike, Urbanistikës dhe Emergjencave Civile siguron zhvillimin e territorit vendor, përmes hartimit dhe zbatimit të dokumenteve të planifikimit të territorit. Gjithashtu, mundëson përmbushjen e objektivave politikë dhe interesave për zhvillim, nëpërmjet identifikimit të potencialeve dhe planifikimit të qëndrueshëm të territorit.

Drejtoria e Punëve Publike, Urbanistikes dhe Emergjencave Civile përfshin Sektorin e Punëve Publike.

Kjo drejtori i ofron qytetarëve shërbimet: leje ndërtimi, leje zhvillimi, certifikata përdorimi, deklarim paraprak, konfirmimin e kufinjve për banesa dhe tokat bujqësore, zbatimin e V.K.M. nr. 329 me vendim për ata qytetarë që kanë marrë sheshe dhe troje ndërtimi, etj.

Shërbimet dhe taksat e tyre, që ofron kjo zyrë përshkruhen në mënyrë të detajuar tek tabela e mëposhtme.

Taksa e ndikimit në infrastrukturë
1 Ndërtime për qëllime banimi, tregëti, shërbimi (deri në 250m2) Çmimin e shitjes për m2 4% D.P.P.U.E.C.
2 Ndërtime për qëllime banimi, tregëti, shërbimi (mbi 250m2) Çmimin e shitjes për m2 8% D.P.P.U.E.C.
3 Ndërtime për qëllime turizmi, industri, bujqësi, ndërtues individual për banim Mbi vleftën e investimit 3% D.P.P.U.E.C.
4 Ndërtime për qëllime publike për projekte në infrastructurë për të gjitha llojet Mbi vleftën e investimit 0.1% D.P.P.U.E.C.
5 Objekt i parë legalizimi Mbi vleftën e investimit 0.5% D.P.P.U.E.C.
6 Objekte të dyta e me rradhë për legalizim Mbi vleftën e investimit 8% D.P.P.U.E.C.
7 Ndërtime në Qëndrën Historike për banim Mbi vleftën e investimit 1% D.P.P.U.E.C.
8 Ndërtime në Qëndrën Historike për hoteleri etj. Mbi vleftën e investimit 2% D.P.P.U.E.C.
9 Objekte banimi në zona malore Mbi vleftën e investimit 1% D.P.P.U.E.C.
10 Hotele/resort me 5 yje status special (emri) Mbi vleftën e investimit 0% D.P.P.U.E.C.
11 Objekte certifikuar agroturizëm sipas ligjit për turizmin Mbi vleftën e investimit 0% D.P.P.U.E.C.
12 Kërkesë leje zhvillimi, ndërtimi Çdo shërbim 2.000 D.P.P.U.E.C.
13 Kërkesë për certifikat përdorimi Çdo shërbim 2.000 D.P.P.U.E.C.
14 Vendim për leje zhvillimi Çdo shërbim 10.000 D.P.P.U.E.C.
15 Vendim për leje ndërtimi të cdo lloji Çdo shërbim 10.000 D.P.P.U.E.C.
16 Certifikat përdorimi Çdo shërbim 10.000 D.P.P.U.E.C.
17 Vendim për ndryshim projekti Çdo shërbim 10.000 D.P.P.U.E.C.
18 Kërkesë për deklaratë paraprake punimesh Çdo shërbim 5.000 D.P.P.U.E.C.
19 Njoftim për punime që nuk kanë nevojë për pajisje me leje ndërtimi për banesa Çdo shërbim 500 D.P.P.U.E.C.
20 Njoftim për punime që nuk kanë nevojë për pajisje me leje ndërtimi për biznese Çdo shërbim 3.000 D.P.P.U.E.C.
21 Konfirmim kufijsh për banesa dhe toka bujqësore Çdo shërbim 500 D.P.P.U.E.C.
22 Process-verbal dorëzimipasurie të paluajtshme Çdo shërbim 15.000 D.P.P.U.E.C.
23 Vendim V.K.M. nr. 608 Çdo shërbim 10.000 D.P.P.U.E.C.
24 Vendim V.K.M. nr. 329 D.P.P.U.E.C.

Comments are closed.

Close Search Window