Në Njësinë Administrative Cepo bashkëbiseduam me kryetarët e fshatrave për prioritetet në buxhetin lokal 2022. Në 11 fshatrat e saj parësor për vitin e ardhshëm është mjedisi i pastër në shërbim të banorëve dhe zhvillimit të turizmit. Prioritet në këtë njësi administrative është zbatimi i investimeve për rikonstruksionin e rrugës së Zhulatit, rehabilitimi i rrjetit vaditës në tokat bujqësore, investimet në rrugët e brendshme të fshatrave, ujësjellës-kanalizime dhe rrjetin e ndriçimit publik.