Rregullorja: Marrdheniet e Keshillit Bashkiak me Publikun dhe Median.

Neni 46:

Procedurat e ankimimit për zhvillimin e këshillimit publik
1. Nëse palët e interesuara vlerësojnë se Këshilli ka cenuar të drejtën e tyre për njoftim
dhe këshillim publik, si dhe kur nuk janë respektuar afatet e parashikuara në ligj dhe
këtë rregullore, ato mund të ankohen pranë Kryetarit të Këshillit për procesin e
njoftimit dhe këshillimit publik, kur projektakti nuk është miratuar ende.
2. Kryetari njofton Këshillin, i cili me marrjen e ankesës, merr masa të menjëhershme
për korrigjimin dhe reflektimin e çëshjeve të paraqitura në ankesën e palës së
interesuar. Në çdo rast, Kryetarit të Këshillit nepërmjet Sekretarit, njofton palën e
interesuar për masat e marra dhe e fton atë të japë komentet dhe rekomandimet për
projektaktin.

Comments are closed.

Close Search Window