Drejtoria e Shërbimit Social dhe Shëndetësor,  ka në përbërje dy sektor: Sektori i Mbrojtjes Sociale dhe Fëmijëve dhe Sektori i Ndihmës Ekonomike dhe Personave me Aftësi të Kufizuar.

 Misioni i kesaj Drejtorie ështe të promovojë mirëqënie sociale nëpermjet mbështetjes që jep për shtresat në nevojë dhe të margjinalizuara, si dhe ofrimin e një sërë shërbimeve për individët/familjet në nevojë, të miturit , viktimat e dhunës në familje, personat me AK, me qëllim riintegrimin dhe fuqizimin e familjes.

 Kjo drejtori ka në dispozicion një Fond Social, dedikuar fëmijëve dhe  individëve/familjeve në nevojë. 

Njësia e Mbrojtjes Sociale dhe Fëmijëve

  • Menaxhim i rasteve të fëmijëve në nevojë dhe në rrezik për mbrojtje dhe përkujdesje.
  • Marrjen e masës së mbrojtjes për vendosje në “Kujdestari alternative”.
  • Mbështetje me paketa ushqimore, higjeno-sanitare, medikamente, veshëmbathje asistencë ligjore falas për të mitur që vijnë nga familjet në nevojë, fëmijët me PAK, fëmijët me status jetimi, fëmijët dy prindërit e të cilëve trajtohen me PAK,  fëmijët e vendosur në kujdestari, grupet e margjinalizuara, viktimat e dhunës në familje, etj.  
  • Shërbime mbështetëse dhe riitegruese për të miturit në konflikt me ligjin, duke ofruar psikolog, ndërmjetës dhe avokat falas.  
  • Menaxhimin e rasteve të të miturve të pashoqëruar, si dhe akomodimin e azilkërkuesve në qendërn e emergjencës. 
  • Shërbim ditor për të moshuarit ku ofrohen mundësi për të kaluar kohën, si dhe ofrimin e kafes, caj, etj.
  • Qendër emergjence 72 orëshe për dhunën në familje ku ofrohen mbështetje psiko-sociale, akomodim, ushqim, shërbim ligjor, këshillim, ndërmjetësim për punësim, me qëllim fuqizimin e familjes dhe riintegrimin e kësaj kategorie.  
  • Zhvillimin e aktiviteteve argëtuese dhe edukuese për të miturit në nevojë në bashkëpunim edhe me organizatat OJF.
  • Për viktimat e dhunës në familje, përfitimi i pagesës në vlerën 3000 lekë në muaj, ku aplikimi bëhet pranë zyrës së ndihmës ekonomike.  Aplikuesi duhet të paraqesë urdhërin e mbrojtjes, fotokopje të kartës së identitetit dhe vërtetimin e pronësisë nga data 1-10 të çdo muaji. 
  • Për statusin e jetimit nevojitet statusi i jetimit dhe të interesuarit duhet të paraqiten nga data 1-10 të cdo muaji, pranë zyrës së ndihmës ekonomike.  
  • Për viktimat e dhunës me VKB, për periudhën e urdhërit të mbrojtjes,  ofrimin falas të shërbimit të transportit publik brenda territorit të Bashkisë, përjashtimin nga pagesa për lëshimin e dokumenteve dhe vërtetimeve, përjashtim nga pagesa e tarifës ushqimore në çerdhe/kopështe.

Zyra e Ndihmës Ekonomike dhe PAK

  • Cdo individë/familje në nevojë  ka të drejtë të aplikojë për të përfituar nga skemën e pikëzimit të ndihmës ekonomike. Familjet aplikuese të cilat nuk rezultojnë fituese nga ky sistem bazuar në vlerësimin socail –ekonomik përfshihen në fondin 6% akorduar nga Ministria e Shëndetësisë, si dhe në Fondin Social të Bashkisë, bazuar në vlerësim social-ekonomik nga specialistët e Ndihmës Ekonomike. Individët/familjet aplikuese në moshë madhore duhet të regjistrohen cdo fillim muaji si punëkërkues të papunë, pranë zyrës vendore të punës. 
  • Nga datat 1-10 të cdo muaji pranë zyrës së ndihmës ekonomike bëhet aplikimi dhe kërkohen këto dokumentacione: kartat e identitetit për të gjithë personat në moshë madhore, vërtetim për zotërim ose jo të tokës, nga zyra e Kadastrës. 
  • Cdo individë/familje që kërkon të pajiset me një vërtetim nga Zyra e Ndihmës Ekonomike nuk paguan asnjë lloj tarife kundrejt shërbimit, nëse trajtohet në skemën e ndihmës ekonomike, apo si person me AK. Personat e tjerë që kërkojnë një vërtetim nga kjo zyrë paguan një tarifë prej 200 lekë. 

 

 

Comments are closed.

Close Search Window