Agjencia e të Ardhurave, Sektori Tatim-Taksave ofron shërbime të ndryshme si më poshtë:
- Vërtetim që nuk ushtron aktivitet privat (Dokumenti i kërkuar: karta e identitetit)
- Vërtetim që ka shlyer detyrimet biznes i madh,biznes i vogël (Dokumenti i kërkuar: karta e identitetit e subjektit ose administratorit)
- Vërtetim që ka përfituar tokë bujqesore (Dokumenti i kërkuar: karta e identitetit)
- Përjashtimi nga taksa e ndërtesës për pensionistët e vetëm (Dokumenti i kërkuar: Vërtetim hipotekor, karta e identitetit, libreza e ujit, libreza e pensionit)
- Përjashtimi nga taksat dhe tarifat vendore për invalidët (Dokumenti i kërkuar: Vërtetim hipotekor, dëshmi invaliditeti, karta e identitetit, libreza e ujit)
- Plotësim dosje biznesi (Dokumenti i kërkuar: Fotkopje NIPT-i, ekstrakt historik, karte e ID, vërtetim hipotekor ose kontratë qeraje e ambjentit ku ushtrohet aktivitet.