Tërmeti ose lëkundja krijohet për shkak të lëvizjes së pllakave tektonike, lëvizjes së kores së tokës ose goditjes. Pasojë e kësaj është të dridhurit e tokës për shkak të lirimit të energjive të mëdha. Fuqia e lëkundjeve varet nga shumë faktorë. Përkundër bindjes së përhapur se këto janë dukuri të rralla, tërmetet ndodhin shumë shpesh. Për fat, numri më i madh është me intensitet të dobët i cili nuk shkakton dëmtime. Tërmeti nuk mund të parashikohet, por mund të mësojmë se si të mbrohemi. Intensiteti i tërmetit manifestohet me efekt shkatërrues në epiqendrën e ndodhjes së tij. Shprehet në shkallë të ndryshme, zakonisht me Shkallë të Merkalit deri 12 ballë. Manjituda e tërmetit, nga ana tjetër, paraqet njësinë e matjes së sasisë së energjisë së liruar në epiqendër, në vatër të tërmetit. Shprehet në shkallën Rihter e cila nuk e ka kufirin e epërm, por meqenëse deri më sot nuk është shënuar tërmet më i fuqishëm se 10 ballë, zakonisht paraqitet deri në 9 njësi.
Përmbytjet janë fatkeqësi të shpeshta natyrore të cilat mund të kenë përmasa lokale – kur prekin lagjet ose bashkësitë më të vogla, ose përmasa të mëdha – kur prekin tërë pellgun e lumenjve dhe numrin më të madh të komunave. Koha kur ndodhin përmbytjet ndryshon nga rasti në rast. Përmbytjet në viset rrafshinore zhvillohen ngadalë, gjatë disa ditëve, në dallim nga përmbytjet vërshuese të cilat zhvillohen shpejt, ndonjëherë edhe pa shenja të dukshme. Përmbytje të tilla formojnë dallgë të rrezikshme dhe shkatërruese, të cilat marrin me vete llum, gurë, drurë dhe mbetje të tjera mjedisore. Përmbytjet shkaktohen edhe kur niveli i ujit në lumenj rritet aq shumë sa vjen deri te shpërthimi i ujërave nentokësore deri tek vërshimi mbi diga. Ato shkaktohen, gjithashtu, edhe kur për shkak të presionit të ujit dëmtohet diga dhe mundësohet depërtimi i tij. Përmytjet mund të shkaktohen edhe nga tejmbushja e digës për shkak të prurjeve të mëdha të ujit – gjë që shkakton përmbytje të ngjashme me ato vërshuese, por me përmasa shumë më të gjera dhe më katastrofale.
Përmbytjet mund të ndodhin kudo. Madje edhe në përrenj shumë të vegjël, lumenj të vegjël, kanale shkarkimi ose kanale të shiut, të cilat duken të parrezikshme, por mund të shkaktojnë përmbytje me përmasa të mëdha.
Nëse keni kohë, është e këshillueshme që:
Nëse gjeni kohë të siguroni shtëpinë tuaj në këtë mënyrë, mos i prekni pajisjet elektrike nëse jeni me këmbë në ujë.
Lisat e dokumenteve të nevojshme në rast aplikimi për dhënie të ndihmës shteterore financiare për mbulimin e dëmeve të shkaktuara nga fatkeqësi natyrore ose fatkeqësi të tjera të shkaktuara nga veprimtaria njerëzore sipas Ligjit 45/2019 “Për Mbrojtjen Civile”, VKM Nr.329 datë 16.5.2012.