Aktivitete|

Strukturat e emergjencave civile, të Bashkisë Gjirokastër, po trajnojnë stafet pedagogjike dhe nxënësit e shkollave për reagimin në rastet e zjarreve dhe emergjencave natyrore. Specialistët e Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi, mbështetur në një grafik të përcaktuar, janë duke trajnuar mësuesit dhe nxënësit në shkollat në qytet dhe njësitë administrative. Pjesë e këtyre trajnimeve janë mënyrat e reagimit në rastet e situatave të emergjencave civile, zjarreve, tërmeteve, dhënia e ndihmës së parë, etj

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Close Search Window