NJOFTIM

Këshilli i Ministrave ka miratuar vendimin e tij Nr.749, datë 19.12.2018 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e traktatit të aderimit të republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”.

Në seksionin IX të VKM-së të cituar më lart, përcaktohet se pjesëmarrja e shoqërisë civile në procesin e negociatave të anëtarësimit do të realizohet në përputhje me Platformën e Partneritetit për Integrimin Evropian. Format e pjesëmarrjes, funksionimi dhe arkitektura institucionale e Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian do të miratohen me urdhër të Kryeministrit.

Projekt urdhri “Për organizimin dhe funksionimin e Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian” vjen si kërkesë e Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.749, datë 19.12.2018, ku përcaktohet  struktura shtetërore, përgjegjëse për zhvillimin e negociatave pjesë e së cilës është dhe Platforma e Partneritetit. Ky projekt urdhër synon të adresojë disa çështje të rëndësishme të procesit aktual të integrimit evropian si dhe atij të pritshëm me nisjen e bisedimeve për anëtarësim.

Nëpërmjet këtij njoftimi, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme, ju fton të jepni kontributin tuaj mbi projekt urdhrin “Për organizimin dhe funksionimin e Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian”, përmes një takimi për konsultim.

Takimi i konsultimit për projektaktin do të mbahet në datën 30 korrik 2019 ora 10:00, pranë Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.  

Qëllimi i procesit të konsultimit është informimi si dhe mbledhja e kontributit, rekomandimeve, sugjerimeve nga grupet e interesit. Kontributi dhe sugjerimet do të ndihmojnë në përmirësimin e mëtejshëm të këtij dokumenti.

Më poshtë projekt-urdhëri

Download (DOCX, 79KB)


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/bashkiagj/public_html/wp-includes/functions.php on line 3775