Përshëndetje Znj. Rami,
Po Ju shkruaj për t’Ju falenderuar përzemërsisht për mbështetjen e deri tanishme lidhur me eventin që Qendra Zeta dhe Travic.info (NO) po organizojnë në qytetin që Ju drejtoni, Gjirokastër.
Më së fundi ka ardhur momenti për t’a bërë publik këtë event.
Per ne, ishte kënaqësi të punonim për të dhe sigurisht edhe me stafin lokal në Gjirokastër.
Ne kemi komunikuar me Ambasadën Sllovene dhe Konsullatën Norvegjeze në Tiranë, të cilët na kanë konfirmuar për prezencën e tyre; Jemi në pritje të një konfirmimi edhe nga Ministria e Kulturës, por për ne gjëja me e rëndësishme është vetë audienca gjirokastrite.
Në këtë email po ju bashkalidh ftesën dhe materialet e tjera promocionale (online) të eventit dhe do të ishim shumë të lumtur e të nderuar, që ky informacion të pasqyrohej në faqet e institucioneve tuaja, në rrjetet sociale dhe në email-e apo kontaktet tuaja.
Ditën e hënë, datë 3 qershor, dy kolegë nga stafi jonë do të vijnë në Gjirokastër për t’ju a dorëzuar dorazi edhe materialet e printuara.
Po e mbyll emailin duke Ju falenderuar edhe një herë për mbështetjen!
Me respekt,
Valentina Koça
Drejtoreshë e Qendrës Zeta- Tiranë

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/bashkiagj/public_html/wp-includes/functions.php on line 3770