Promovimi i eventit GUARDIANËT E PARAJSËS

Përshëndetje Znj. Rami,
Po Ju shkruaj për t’Ju falenderuar përzemërsisht për mbështetjen e deri tanishme lidhur me eventin që Qendra Zeta dhe Travic.info (NO) po organizojnë në qytetin që Ju drejtoni, Gjirokastër.
Më së fundi ka ardhur momenti për t’a bërë publik këtë event.
Per ne, ishte kënaqësi të punonim për të dhe sigurisht edhe me stafin lokal në Gjirokastër.
Ne kemi komunikuar me Ambasadën Sllovene dhe Konsullatën Norvegjeze në Tiranë, të cilët na kanë konfirmuar për prezencën e tyre; Jemi në pritje të një konfirmimi edhe nga Ministria e Kulturës, por për ne gjëja me e rëndësishme është vetë audienca gjirokastrite.
Në këtë email po ju bashkalidh ftesën dhe materialet e tjera promocionale (online) të eventit dhe do të ishim shumë të lumtur e të nderuar, që ky informacion të pasqyrohej në faqet e institucioneve tuaja, në rrjetet sociale dhe në email-e apo kontaktet tuaja.
Ditën e hënë, datë 3 qershor, dy kolegë nga stafi jonë do të vijnë në Gjirokastër për t’ju a dorëzuar dorazi edhe materialet e printuara.
Po e mbyll emailin duke Ju falenderuar edhe një herë për mbështetjen!
Me respekt,
Valentina Koça
Drejtoreshë e Qendrës Zeta- Tiranë

Njoftim per bllokimin e levizjes se automjeteve. (PAZAR GJIROKASTER)

Në zbatim të ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, neni 23, dhe kërkesës për bllokimin e lëvizjes së automjeteve në zonën e Pazarit Gjirokastër, kërkesë drejtuar bashkisë Gjirokastër me nr. 113 prot, datë 28.03.2019 nga kompania që zbaton punimet, bashkia Gjirokaster duke filluar nga data 30.03.2019, ora 07:00 njofton: 
1. Bllokimin e levizjes së automjeteve të të gjitha llojeve në drejtim: Sheshi “Cerciz Topulli”, Qafa e Pazarit Keshilli i Qarkut dhe Qafa e Pazarit kryqezimi i rrugës së kalasë Odeon. 
2. Orientimi dhe disiplinimi i trafikut për lëvizjen e automjeteve të cfarëdo lloji ne aksin rrugor, rruga e Kalase -Odeon-Angonat- Gjimnazi Asim Zeneli-Granicë.
Zhbllokimi i segmenteve rrugore që do të bllokohen, do të lirohen me një njoftim të dytë.
Shpresojmë në mirëkuptimin dhe bashkëpunimin qytetar deri në përfundimin e kësaj ndërhyrjeje të rëndësishme në Pazarin e Gjirokastrës.

Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/bashkiagj/public_html/wp-includes/functions.php on line 3775