NJOFTIM

 

Të nderuar,

 

Kemi kënaqësinë të ndajmë me ju informacionin për thirrjen e dytë të Challenge Fund në kuadër të Projektit EU for Innovation.

 

Në këtë kuadër, do të organizohet fushata e promovimit për thirrjen e dytë nga Projekti EU for Innovation.

 

Ekspertë të huaj do të frymezojnë pjesëmarrësit duke sjellë në tavolinë shembuj konkret të inovacionit dhe se si inovacioni shtyn rritjen e një biznesi. Gjithashtu, gjatë këtij sesioni do të kërkohet angazhimi i pjesëmarrësve në përdorimin e një sërë metodash inovative për të zbuluar nëse bizneset e tyre kanë potencial të jenë novatore.

 

Për të gjithë të interesuarit do të ofrohet një bashkëbisedim i shkurtër 10-15 min, me një ekspert inovacioni në fund të aktivitetit.

 

Sesioni informues do të zhvillohet ditën e Martë, datë 1 Tetor 2019 në ambjentet e sallës së konferencave tek Hotel “Çajupi”

 

Për më shumë informacionin mund të kontaktoni në emailin e mëposhtëm:

 

gjirokasterbashkia@gmail.com.

 


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/bashkiagj/public_html/wp-includes/functions.php on line 3770