Muzeu i LuftëssëFtohtë

Muzeu i Luftës së Ftohtë ose (Muzeu i Diktaturës Komuniste) ndodhet në zonën muzeale të Gjirokastrës, mbisheshin e Cerçizit.Ky muze u ndërtua në fillim të viteve 1970, gjatë periudhës së diktaturës komuiste. Strehimi i ish-udhëheqjes locale në rast të ndonjë sulmi ushtarak gjatë Luftës së Ftohtë, ishte funksioni i tij.Për këtë arsye,njera nga hyrjet e tunelit ndodhet pranë godinës së ish-komitetit të partisë,ku aktualisht është vendosur Bashkia e Qytetit.

Ky muze është ndërtuar i gjithi me beton, 800 metra i gjatë. Nis mbi sheshin e Cerçizit, poshtë kalasë dhe përshkon gjithë pazarin karakteristik.Tuneli përbëhet nga50 dhoma:sale mbledhjesh,ambiente pune dhe pushimi,central elektrik madje dhe një depo për furnizimin me ujë të pijshëm.

Ambjentet e tijvizitohen nga njënumër i madh turistësh që po njeh rritjen ga viti në vit.Për shkak të vendodhjes, por edhe të historisë, muzeu është kthyer në një pike tërheqëse për vizitorët vendas e tëhuaj.

 

Muzeu “Shtëpia Kadare”

Muzeu “Shtëpia Kadare”, është banesa ku lindi shkrimtari i njohur Gjirokastrit Ismail Kadare.Muzeu hapi dyert për vizitorët në 28 janar të vitit 2016.Shtëpia daton në vitin 1799 dhe u rindërtua pas djegies aksidentale në vitin 1999, sipas përshkrimitqë i bën vetë Kadare. Projekti i rindërtimit u mundësua me fondet e UNESCO’S dhe qeverisë shqiptare.Banesa ndodhet Brenda qendrës historike në lagjen “Palorto”. Ka statusin monument culture i kategorisë së pare,shërben edhe si qendër kulturore ku zhvillohen aktivitete të shumta.

Restaurimi i është përmbajtur plotësisht projektit fillestar të ndërtesës që përbëhet nga dy kate,nga qilari që ndodhet në katin përdhes ku mbaheshin zahiret (rezervaushqimore) tëdimrit. Ky kat shërbeu edhe si vendstrehim gjatë bombardimeve në Luftën e DytëBotërore. Në themelet e shtëpisë ndodhet sterna e ujit që grumbullon ujin e shiut nga hulluqet e çatisë dhe është origjinale.Në katin e parë (nëndivani) janë hajatet që përdoreshin për kafshët dhe veglat e punës.

Në katin e dytë ndodhen ambientet e banueshme të shtëpisë.Dy oda të mëdha ku qëndronin miqtë dhe dy oda të vogla “dimërore”që përdoreshin nga familja. Brenda shtëpisë gjenden disa sende origjinale të familjes si mangall,sënduk, një helmetë e Luftës së Vietnamit ku Ismail Kadare kaqenë reporter.

Shtëpia“Kadare”është bërë e njohur për vizitorët falë romanit“Kronikë në gur”ku shkrimtari përshkruan çdo detaj të saj.Aktualsiht menaxhohet në bashkëpunim nga Bashkia e Gjirokastrës dheMinistria e Kulturës.

 


Notice: ob_end_flush(): failed to send buffer of zlib output compression (0) in /home/bashkiagj/public_html/wp-includes/functions.php on line 3735