Aktivitete|

Bashkia Gjirokastër vazhdon të promovojë dhe mbështetë nxënësit me rezultate të larta në procesin mësimor. Në mbledhjen e fundit Këshilli Bashkiak miratoi akordimin e bonusit të fundvitit për 55 nxënës ekselentë. Në zbatim të këtij vendimi, nxënësit e klasës IX do të përfitojnë bonusin me vlerën 5 mijë lekë ndërsa nxënësit e klasave X-XII shumën prej 10 mijë lekësh. Tashmë shpërblimi financiar i fundvitit, për nxënësit ekselentë, është kthyer në traditë të përvitshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Close Search Window